Foto ilustruese

COVID-19 në Greqi, izolimi kombëtar shtyhet deri më 7 dhjetor

26 Nëntor 2020, 13:55| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 13:59

  • Share

GREQI- Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ka njoftuar ditën e sotme zgjatjen e masave kufizuese për mbrojtjen ndaj COVID-19. Ai tha shprehimisht se “masat do të jenë të vlefshme, nga ky moment, deri në orën 06:00 të mëngjesit të 7 dhjetorit".

Petsas ka theksuar se rastet e të infektuarve kanë pësuar një ulje ditët e fundit, dhe këtë duhet ta ruajmë. “Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të planifikojmë një kthim gradual në normalitet” shtoi ai.

Sipas Z. Petsas ky vendim është i domosdoshëm pasi ende situata është kritike sidomos në disa zona që konsiderohen edhe vatra infeksioni si Selaniku, Serrat, Larisa, Magnezia, Lesvos.

Ai tha se aktualisht qeveria me ndihmën e ekspertëve po ndjek situatën epidemiologjike në vend me kujdes, dhe po ndërmerr masat e duhura për sigurinë e përbashkët.

 “Qëllimi jonë është që qytetarët grek të qëndrojnë të shëndetshëm deri në ardhjen vaksinës në pranverë të 2021 dhe të filloi një epokë e re për ne”

Vala e dytë e infektimeve me COVID-19 ka gjetur qeveritë e shteteve të papërgatitura për rrezikut e përsëritur, ndaj ato përmes masave izoluese dhe kufizuese mbajnë situatë nën kontroll. Në këtë rast qeveria greke shtynë edhe një herë izolimin kombëtarë me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe uljen e rasteve të infektimeve nga koronavirusi në vend.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?