Foto ilustruese

COVID-19 në Greqi, 2.152 rezultuan pozitiv dhe 87 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit

25 Nëntor 2020, 17:19| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 17:30

  • Share

GREQI- Vijon edhe për ditën e sotme një numër i lartë rastesh me COVID-19 në Greqi, ku kanë rezultuar pozitiv me virusin 2.152 persona.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur 87 persona, duke arritur në 1902 numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Një lajm i mirë është që numri i vdekjeve ka pësuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme kur humbën jetën 101 persona të infektuar.

Qeveria greke ka marrë vazhdimisht masa të reja për vënien nën kontroll të përhapjes së COVID-19. Një nder masat e fundit ishte ajo e ditës së djeshme ku u njoftua se izolimi kombëtar do të zgjatet edhe përtej nëntorit. Kjo për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus dhe mungesës së kapaciteteve spitalore.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ari: 25/11/2020 17:43

    pyetja magjike eshte ?keta we humben jeten cfare jane dele njerez apo ufo ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?