Foto ilustruese

COVID-19 në Gjermani/ Shënohet rekordi i ri, 962 viktima gjatë 24 orëve të fundit

23 Dhjetor 2020, 13:46| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 13:53

  • Share

GJERMANI- Në Gjermani rekordet e viktimave nga COVID-19 nuk ndalet, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 962 viktima.

Totali i viktimave në Gjermani ka shkuar 27,968 që nga fillimi i pandemisë siç raporton edhe Instituti Robert Koch.

Në fillim të pandemisë Gjermania ka qene një ndër shtetet evropiane të cilat janë përballur më mirë me pandeminë, kjo gjë ka ndryshuar me valën e dytë të koronavirusit që goditi vendin, pasi ka pasur pasoja më fatale.

Më datë 21 dhjetor Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar vaksinën Pfizer për shtetet e BE-së, pas një "presioni" të bërë nga Gjermania. Ministri i shëndetësisë, presidenti dhe Kancelaria Angela Merkel kanë lajmëruar se në Gjermani vaksina do të arrijë së shpejti dhe vaksimimi i qytetarëve do të nis më 27 dhjetor.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?