COVID-19 në Britani/ Nis vaksinimi me AstraZeneca, mbi 500 mijë doza në dispozicion të qytetarëve

4 Janar 2021, 08:28| Përditesimi: 4 Janar 2021, 12:36

  • Share

BRITANIA E MADHE- Ditën e sotme do të nis vaksinimi i qytetarëve në Britaninë e Madhe me vaksinën anti-COVID, Oxford-AstraZeneca.

Më shumë se 500 mijë doza do të jenë në dispozicion të qytetarëve, duke synuar kështu Britania një vaksinim më të shpejtë dhe më masiv të popullsisë.

Vaksina AstraZeneca është më e lirë dhe transportohet më lehtë sesa vaksina Pfizer-BioNTech sepse nuk ka nevojë të mbahet në temperatura shumë të ftohta.

Britania të mërkurën u bë vendi i parë në botë i cili miratoi vaksinën AstraZeneca, dhe i pari i cili do të nis vaksinimin me po këtë vaksinë.

Ditën e djeshme kryeministri i vendit, Boris Johnson ka paralajmëruar ashpërsimin e masave anti-COVID.

"Ne jemi plotësisht të pajtuar për të bërë atë që duhet, për të marrë nën kontroll virusin, që mund të përfshijë masa më të ashpra në javët në vazhdim", tha Johnson.

Numri total i infektimeve në Britani ka shkuar 2,654,779, ndërkohë që numri i viktimave është 75,024, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Kohët e fundit pavarësisht përpjekjeve të shumta për të luftuar COVID-19, rastet e infektimeve vetëm po rriten. Britanisë së fundi i është shtuar edhe një “kërcënim” tjetër, varianti i ri i koronavirusit.

Ora 11:13
Video/ 82-vjeçari personi i parë që merr vaksinën AstraZeneca

 

Ditën e sotme në Britaninë e Madhe nisi vaksinimi i qytetarëve me AstraZeneca dhe personi i parë i cili mori dozën është një 82 vjeçar me dializë.

Brian Pinker një pacient në spitalin Churchill, u be britaniku i parë, por edhe njeriu i parë i cili ka bërë vaksinën AstraZeneca, pasi Britania është vendi i parë që ka miratuar përdorimin e kësaj vaksinës.

Menaxheri në pensionin e mirëmbajtjes tha se 82 vjeçari mezi priste të kalonte 48 vjetorin e martesës me gruan e tij në shkurt.

Personi i dytë që mori goditjen ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte Profesor Andrew Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 53 mijë doza të Universitetit të Oksfordit fillimisht po shpërndahen në gjashtë spitale në Oksford, Sussex, Lancashire, Warwickshire dhe dy në Londër.

1609755654_VAKSIN.webp

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?