COVID-19 ndryshon planin e rindërtimit të Thumanës/ Rama: Deri për Vitin e Ri bëjmë banesat individuale, më vonë kolektivet

8 Prill 2020, 13:21| Përditesimi: 8 Prill 2020, 14:21

  • Share

THUMANË- Koronavirusi ndryshon planin për ndërtimin e qytezës së re të Thumanës, ku do të strehohen të gjithë banorët që mbetën në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sotme ka nisur puna, e ndërsa afati është që brenda vitit të ri të përfundohet ndërtimi i banesave individuale, e ndërsa do të shtyhet për një moment të dytë ndërtimi i banesave kolektive shumëkatëshe, pasi të kalojë kjo situatë e krijuar nga koronavirusit. Nisja e punimeve është inspektuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ai tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja.

"Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të ri me sukses. Ndoshta nuk i bëjmë do të gjithë, me tre turne do punojnë, por të paktën banesat individuale do duhet të bëhen", tha Rama.

Thumana është zona e parë, nga 26 të tilla ku nis ndërtimi i qytezës së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë qytezë të re do të ndërtohet gjithçka nga e para ku do të përfshihen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate! Ajo që është më e rëndësishme është se aty ku është shembur një banesë, nuk do të ngrihet një tjetër e mbi të gjitha aty ku ka pasur viktima do të ngrihet një hapësirë e gjelbër, parku i memories.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • endri: 09/04/2020 10:18

    tdal nai gjo tjeter vitin tjeter,pret poplli neper cadra sprish pun, ah mos te raft halli ktu

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2020 01:53

    /MATILDA/,parate aty jane,por pallatet duan shume punetore e tani nuk eshte momenti per grrumbullime,sa per Ramen te vendose ligje te ashpra qe ndertesave te reja te mos lejohen banoret e rinj tu bejne shtesa ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Bond: 08/04/2020 19:38

    Keta majtas e dhjathtas qe bejne sikur do u shpetojne nga Corona jane VIRUSI me vdekjeprures ne Shqiperi. Ngrihuni se u moren dhe ate pak ...Liri...Ekonomi...dhe Shpirt qe kishte ngelur...

    Përgjigju
  • matilda: 08/04/2020 14:52

    OR LEGEN kryeminister ,,nuk ndryshohen planet sa here te teket,,,ato leke I ka paguar komuniteti europian,,,per te ndertuar shtepite jo ti,,,,te ishte per ty ata vdesin ne cadra,,,,njerezit jane ne cadra,,,,apo do I marresh ti ne surrel….

    Përgjigju
    • Arbëri: 08/04/2020 19:00

      Leri propagandat politike Matilda, situata ka ndryshuar në tërë boten...!

  • Je Gjigand: 08/04/2020 14:00

    Edi RAMA

    Përgjigju
  • Fush krujsi: 08/04/2020 13:50

    Kryeminister forca na streho zoti te dhente shendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?