COVID-19 ndikon në eksportin e bimëve mjekësore, Hysenaj: Jemi në kohën e mbjelljes (VIDEO)

17 Mars 2020, 13:15| Përditesimi: 17 Mars 2020, 13:41

  • Share

Koronavirusi do të ndikojë ndjeshëm edhe në eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të huaja. Një nga sektorët ku do të jepet ky efekt është edhe eksporti i bimëve medicinale.

Kreu i Shoqatës së Bimëve Mjekësore Xhevit Hysenaj thotë se ndikimi do të jetë i madh pasi jemi në kohën kur mbillet për vitin e ardhshëm. Sipas tij punonjësit nuk pranojnë të punojnë.

“Normalisht situata e krijuar nga koronavirusi dhe gjithë situata e tanishme ka ndikuar negativisht. Nuk mund ta marrim me përmasa në përqindje se sa ka ndikuar deri më tani, sepse përderisa punëtorët nuk janë në gjendje të lëvizin të vijnë në punë normalisht do ketë ndikim.

Ndikim veçanërisht në furnizim me lëndën e parë dhe tashmë jemi në pranverë pikërisht koha kur do mbillet dhe do të vendoset e ardhmja për vitin që vjen dhe këto rezultate negative do të jepen më vonë”, është shprehur Kreu i Shoqatës së Bimëve Mjekësore Xhevit Hysenaj.

Shqipëria është furnizuese me bimë medicinale dhe aromatike të shumë shteteve botërore, ku rreth 60-70% e sherbelës në SHBA eksportohet nga Shqipëria dhe pas Amerikës vjen Gjermania.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?