Roberto Speranza

Covid-19/ Ministri italian i Shëndetësisë, Speranza: Në javën e parë të Janarit nis vaksinimi

12 Dhjetor 2020, 14:45| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 14:49

  • Share

Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe SHBA kanë dhënë leje për përdorimin emergjent të vaksinës edhe ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ditën e sotme theksoi se për Italianët vaksinimi do të fillojë në Janar të këtij viti.

Sipas tij vaksinimi do të jetë vullnetar dhe i sigurt, me kulmin në pranverë e verë të 2021-shit. “Janari do të jetë muaji i vaksinimit dhe shpresoj të nisë në të gjithë Europën”-tha Speranza.

Edhe pse për ministrin vaksina përbën shpresë të madhe për të gjithë qytetarët, ai shprehu shqetësimin për një përhapje të gjerë të virusit gjatë festave të fundvitit.

“Jam i shqetësuar për dy javët e festave. Nuk është se nga janari e shkurti do t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe duhet ta fiksojmë në mendje që gjatë kësaj periudhe të kemi sjelljen e duhur dhe prandaj po bëjmë edhe thirrje që gjatë festave të jemi shumë të vëmendshëm, sepse qarkullimi viral mund të forcohet kur ndryshojnë sjelljet e bëhen të tilla që favorizojnë rinisjen e qarkullimit”, tha ministri.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se deri në gjysmën e vitit 2021 do të vaksinojë gati të gjithë popullsinë, prej 60.4 milionë banorë.

Ndërkohë që në vend po respektohen masa të shumta kufizuese dhe me izolime rajonale në përputhje me shkallën e infektimit të rajonit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?