COVID-19, lufta e njerëzve me shpresën për të fituar këtë betejë: Do t'ia dalim

13 Prill 2020, 15:50| Përditesimi: 13 Prill 2020, 16:01

  • Share

Ndodhemi në pranverë por për herë të parë nuk mund të shijojmë dot lulet që çelin, diellin e ngrohtë, atë që natyra na ofron në një prej stinëve më të bukura të vitit. Pengesë është bërë lufta me armikun e padukshëm koronavirusin ose ndryshe COVID-19.

Kemi pasur sjellje të tjera, kemi dalë kur donim, rrinim me njëri-tjetrin por sot duhet të takohemi në distancë, duhet të kemi veshur doreza dhe duhet të mbajmë maskë. Rrugët janë bosh si kurrë ndonjëherë, njerëzit e pakët, ku dikush del për të shkuar në punë dhe dikush për të bërë pazare. Po jetojmë një realitet të pa menduar më parë, të detyruar që të bëjmë pazare duke ndenjur larg 1 metër me njëri-tjetrin dhe nën vqzhgimin e forcave të policisë dhe ushtrisë.

Ishim mësuar që të shihnim policë që luftonin krimin ndërsa sot ata kanë dhe një detyrë më shumë të na verifikojmë nëse kemi liri-dalje, pasi të gjithë duhet të respektojmë masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Duhet të vrapojmë me vrap pasi COVID-19 ka sjellë masa të reja te të jetuarit të jetës për secilin prej nesh. Në rrugë mungon buzëqeshja e fëmijëve.

Por jeta vazhdon ne duhet të bëhemi të fortë, duhet ta fitojmë këtë betejë. Padyshim sot më shumë se kurrrë një faleminderit për ata që sot nuk mund të përqafojnë fëmijët e tyre, mjek, infermierë, staf mjekësor, policë, ushtri dhe media. Prandaj forca njerëz jeta është e bukur më mirë të rrimë larg sot që të kemi mundësi që të mund të përqafohemi nesër, kur gjithçka të ketë marrë fund, ku e mira dhe njëherw fiton dhe triumfon mbi të keqen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?