COVID-19 kthen leximin virtual në Lezhë! Krijohet biblioteka virtuale

21 Prill 2020, 17:28| Përditesimi: 21 Prill 2020, 17:35

  • Share

Me vënien në zbatim të masave shtrënguese të qeverisë për mospërhapjen e koronavirusit, biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë mbylli dyert për lexuesit, por pavarësisht kësaj të lexuesve nuk po iu mungojnë librat në këtë periudhe karantine. Prej disa ditësh është krijuar biblioteka virtuale, ku janë vendosur online botimet e autorëve të ndryshëm. Kjo nisem është ndërmarrë nga klubi letrar "Ndoc Gjetja" në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ndërsa interesi i lexuesve ka qenë maksimal.

"Aktualisht janë 16 tituj të botuar online, Librat janë në harkun kohor të disa viteve dhe vështirësia më e madhe ishte për të siguruar Host-in dhe kjo u bë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe librat janë postuar në faqen e internetit të Bashkisë Lezhë që qytetarët t'i lexojnë gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi", tha Hekuran Koka, i Klubit Letrar "Ndoc Gjetja".

Përgjegjësi i bibliotekës "Gjergj Fishta", Frano Kulli thotë se kjo mënyre të vepruarit mbush një boshllëk për lexuesit në këto periudhe të vështira që po kalojmë të gjithë.

"Është një nisëm për t'u përgëzuar dhe ka mbushur një boshllëk të madh pasi nevoja për lexim është edhe më e theksuar në kushtet e izolimit",  tha Frano Kulli  Përgjegjës i bibliotekës "Gjergj Fishta" Lezhë.

Biblioteka virtuale ne Lezhë është krijuar për të qenë ne shërbim te lexuesve dhe do të vijojë të jetë aktive, deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga COVID-19. Në këtë periudhe karantine leximi shihet si një mënyre e mirë për të larguar edhe stresin që mund të krijohet nga qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?