Foto ilustruese

Bota

COVID-19 kthehet në Wuhan, 7 qytetarë rezultojnë pozitivë, 11 mln banorë do testohen kundër virusit

3 Gusht 2021, 12:36| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 12:37

  • Share

KINË- Ditën e djeshme në qytetin qendror të Kinës, Wuhan 7 punëtorë emigranë kanë rezultuar poztivë me COVID-19. Këto janë rastet e para që regjistrohen në Wuhan që prej disa  muajsh duke vënë në lëvizje kështu autoritetet.

Zyrtar i lartë Li Tao ka bërë me dije se të gjithë rezidentët e qytetit, ku përkatësisht janë rreth 11 milionë, do t'iu nënshtrohen testeve anti-COVID. Kjo masë merret me qëllim që të izolohen rastet aktive me COVID-19 për të parandaluar kështu një përhapje të koronavirusit në të gjithë vendin.

Kujtojmë që në Wuhan të Kinës rezultoi për herë të parë koronavirusi në vitin 2019.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?