Covid-19, kompania amerikane Novavax teston te 131 vullnetarë vaksinën e re

20 Maj 2020, 13:21| Përditesimi: 20 Maj 2020, 13:23

  • Share

Pas Anglisë dhe SHBA, një tjetër vend ka nisur testimet klinike në lidhje me vaksinën kundër Covid-19.

Bëhet fjalë për punën e nisur në Melburn dhe Brisbein të Australisë nga kompania amerikanë Novavax.  

131 vullnetare janë ofruar për testet e para që do të kryhen mbi vaksinën “kandidate” të quajtur NVX-CoV2373.

Vaksina u formulua duke përdorur teknologji nanopartikulesh për të gjeneruar antigjene që rrjedhin nga proteina specifike e pikut të koronavirusit.

Vaksinimi synon të forcojë reagimin imunitar dhe të stimulojë nivele të larta të antitrupave neutralizues.

Studiuesi kryesor i Q-Pharm, Paul Griffin, i tha Gazetës Australiane se shpresonte të merrte rezultate pozitive si nga provat e vaksinave Novavax ashtu edhe nga ajo e zhvilluar nga Universiteti i Queensland, gjithashtu i kryer nga Q-Pharm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?