COVID-19 'karantinoi' Reformën Zgjedhore, komisioni kërkesë për shtyrjen e afatit

9 Prill 2020, 21:54| Përditesimi: 9 Prill 2020, 21:56

  • Share

Afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore duket se do të shtyhet deri më 30 qershor 2020. Në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë ka hyrë edhe një dokument, i cili parashikon që ky afat të përfundojë më 30 qershor të këtij viti. Fjala është për një projekt-vendim, që është përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, që duhet të miratohet në seancën e ardhshme plenare të parlamentit shqiptar. Propozimi është bërë nga vetë Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Kuvendi pritet ta miratojë në seancën e 16 prillit këtë projekt-vendim.

Shtyrja e radhës e punës së Komisionit erdhi si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar.

Përfundimi i Reformës Zgjedhore është një nga kushtet që të nisin konkretisht negociatat mes Shqipërisë dhe delegacionit të Bashkimit Evropian. Kjo u theksua edhe në momentin kur Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?