Mjeku Hyqmet Musta dhe arkitekti Kliti Kallamata

COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur në Korçë dhe mjekut radiolog në Kavajë!

29 Dhjetor 2020, 09:23| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 16:55

  • Share

1609231693_covid.jpg

Hyqmet Musta dhe Kliti Kallamata

KORÇË- COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata. Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi, por nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore.

Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet, por  në Spitalin e Korçës. Mësohet së mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë. Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Lajm i trishtë vjen edhe nga radhët e mjekëve, pasi as doktor Hyqmet Musta në Kavajë nuk ia doli të fitonte këtë betejë. Lajmin e ka konfirmuar kolegu i tij, Drin Bardhi.

"Të qoftë dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr. Hyqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë që po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet", shkruan kolegu u tij.


Lajmi kryesor:

COVID-19/ 574 raste të reja, 6 viktima në 24 orët e fundit! Humbin jetën arkitekti i njohur në Korçë dhe mjeku radiolog në Kavajë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?