COVID-19 'godet' turizmin më Lezhë! Anulohen mijëra rezervime, biznesi në vështirësi financiare

20 Prill 2020, 16:24| Përditesimi: 20 Prill 2020, 19:30

  • Share

Qindra rezervime për muajt mars dhe prill u anuluan, ndërsa edhe prenotimet e sezonit të verës janë të pasigurta. Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 po godet rëndë turizmin në rajonin e Lezhës. Operatorët turistik në Shëngjin thonë se një pjesë e konsiderueshme e pushuesve janë shtetas të huaj e nëse kufijtë nuk do hapen sezoni turistik do të jetë i dështuar.

"Grupet e huaja që i kemi me kontrata që janë për Qershorin, Korrikun dhe Gushtin na kanë sjellë një dokument që do marrim një vendim në fund të Majit. Por duhet të shihet pjesa e kufijve se nëse janë të bllokuar për ne ky sezon do të jetë një dështim", tha Bledar Shima Menaxher resorti Shëngjin

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në sektorin e agroturizmit i cili ka njohur zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Sipërmarrësi Altin Prenga thotë se i janë anuluar 20 mijë prenotime.

"Nga ana turistike ka ndikim negariv, rreth 40% e turistëve do të mungojnë. Gati 20 mijë prenotime gjatë gjithë verës janë anuluar", tha Altin Prenga Sipërmarrës Agroturizmi

Gjendja e krijuar po sjell vështirësi financiare tek bizneset e këtij sektori. Ata kërkojnë mbështetjen e qeverisë për pagesen e punonjësve që kanë ngelur pa punë.

"Pritet granti i dytë i qeverisë, për lehtësimin për tre paga për ata që janë" tha Bledar Shima Menaxher resorti Shëngjinaf

'Paketa e qeverisë nuk duhet të jetë ndihmë ndaj biznesit, por duhet të jetë shumë e thjeshtë, unë kam paguar sigurimet dhe në momentin që punëtorët janë në shtëpi t'i jepet asistenca e papunësisë nga qeveria, kurse ata që janë në punë i paguaj vetë", tha Altin PRENGA Sipërmarrës Agroturizmi

Sipas statistikave në kohë normale rajoni i Lezhës vizitohet gjatë gjithë vitit vizitohet nga 800 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Por këtë vit prishtshmëritë janë shumë herë më të uleta, e kjo pritet të japë efekt mjaft negativ për biznesin vendas, si dhe në ekonominë familjare që prisnin sezonin turistik për tu punësuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Amos bar long: 20/04/2020 19:08

    Ka lek boll ky mrizit i pagun e nuk e gjen gja

    Përgjigju
    • kard: 20/04/2020 20:14

      Ti thrrasin menjes kto biznesmenet tane, se deri vjet benin pordh me shqipetaret, donin te huaj e me euro. Keq per puntoret pa per kta fare, qe kan zaptuar e korruptuar plazhet e pushtetaret kriminele.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?