COVID-19, Franca kufizon vaksinën AstraZeneca për moshën mbi 65 vjeç

2 Shkurt 2021, 20:21| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 20:25

  • Share

Autoriteti shëndetësor francez ka thënë se vaksina antiCOVID e AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65 vjeç.

Ky është rekomandimi  më i fundit nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që ka aprovuar  vaksinën me këto kushte, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e vaksinës për njerëzit e moshuar.

Rregullatori i Barnave për Bashkimin Evropian ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit  shtet anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me kritika rreth ritmit të ngadaltë të vaksinimeve.

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë vecanërisht e kritikuar për menaxhimin e veprimtarisë, por, Von Der Leyen, në një intervistë të dhënë për gazetën franceze  Le Monde ditën e martë  u shpreh e bindur se strategjia  evropiane për procesin e vaksinimt ishte ajo e duhura.

Ndër të tjera fushata e vaksinimit është ngadalësuar nga vonesat në prodhimin e vaksinave nga kompanitë AstraZeneca dhe Pfizer. Komisioni pati një debat me kompaninë AstraZeneca javën e kaluar, pasi kompania tha që nuk mund të furnizonte dozat e porositura brenda afateve të caktuara.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?