Foto ilustruese

COVID-19, fillon vaksinimi masiv në Rusi

5 Dhjetor 2020, 16:26| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 16:28

  • Share

Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19, ditën e sotme fillimisht duke vaksinuar shtresat e rrezikuara.

70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V.

Sipas mediave, personat mbi 60 vjeç nuk janë përfshirë tek ata që po marrin vaksinën të parët.

Vaksina ruse përbëhet nga dy injeksione dhe injeksioni i dytë është planifikuar tre javë pas të parit.

Mijëra njerëz janë regjistruar për të marrë vaksinën. Sidoqoftë, nuk ishte e qartë se sa doza vaksine janë prodhuar. Megjithatë ditën e djeshme ministri i shëndetësisë deklaroi se deri më sot të paktën 100 000 persona e kishin marrë vaksinën, përveç 25 000 vullnetarëve gjatë fazës së parë.

Disa shkencëtarë kanë vënë në dyshim efikasitetin e vaksinës së prodhuar nga Rusia për shkak të hedhjes së saj të shpejtë në treg.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Rusia ka 2.4 milionë të infektuar me COVID dhe më shumë se 42’000 viktima.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?