Foto ilustruese

Bota

COVID-19/ FDA aprovon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

29 Tetor 2021, 21:41| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 22:02

  • Share

UASHINGTON- Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Pfizer bëhet vaksina e parë që miratohet për fëmijët e kësaj moshe. Me miratimin e vaksinës rreth 28 milionë fëmijë amerikanë pritet të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ky vendimi erdhi pas një mbledhje që u zhvillua tre ditë më parë me ekspertët e Entit Rregullator i SHBA-së, të cilët votuan pro miratimit të vaksinës. Ndërkohë, javën që vjen pritet të mblidhet një panel këshillues i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), për të shqyrtuar rekomandimet se si duhet të përdoret vaksina në atë grupmoshë.

Përfaqësues të kompanisë Pfizer& BioNTech thanë se vaksina e tyre tregoi 90.7% efikasitet nga një provë klinike e bërë tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Sakaq, priten rezultatet e një tjetër prove klinike të kryer tek fëmijët 2-4 vjeç.

Vaksina e Pfizer ka marrë përdorimin e përhershëm për qytetarët mbi 16 vjeç. Ndërsa, është miratuar për përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?