COVID-19/ Dollenberg: Europa në gjendje stabël, Shqipëria të vendosë testin për udhëtarët nga Kina

5 Janar 2023, 20:32| Përditesimi: 5 Janar 2023, 20:42

  • Share

Kina po përjeton një fazë të re të koronavirusit, pas lehtësimit të masave anti-COVID, por situata në Europë paraqitet e qëndrueshme. Mjekja shqiptare nga Gjermania, Aurora Dollenberg tha në Report Tv se varianti B që ka përfshirë Kinën nuk është një variant i ri për Europën, pasi e ka kaluar më parë, por për shkak të masave të rrepta kjo valë e ka goditur tani Kinën.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Dollenberg tha se Europa është imonizuar nga ky variant, por problemi qëndron tek të rinjtë që nuk e kanë marrë ende vaksinën.

“Në Gjermani jemi në fazë të qetë dhe stabile. Gripi i zakonshëm është po aq i padëmshëm sa variant i COVID-it që po hasim në klinikat tona. Për Europën, variant B nuk është variant i ri për, por për Kinën. Politika zero COVID që ka ndjekur Kina ka çuar që popullata të izolohet nga pjesa tjetër e botës, e cila e ka përjetuar pandeminë nga të gjitha variantet, duke bërë që në Europë të kemi imunizim të mirë ndaj variant B”, tha Dollenberg.

Ndalur në situatën në Shqipëri, mjekja tha se vendi ynë duhet ta përdorë këtë ‘periudhë qetësie’ për të reformuar sektorin e shëndetësisë. Ajo sugjeron që personat e infektuar me Covid duhet t’i drejtohen mjekëve të familjes, ose të udhëzohen edhe farmacitë për trajtime në mënyrë që të mos ketë një fluks në urgjenca në rast të përkeqësimit të situatës.

“Edhe për Shqipërinë do vlente e njëjta thirrje. Kjo fazë pandemie e re është një shans që shëndetësia shqiptare të reformohet në shumë drejtime. Qoftë sa i përket shtrimeve nëpër urgjencave. Sikur po e bën edhe Gjermania, të delegohet në pjesën ambulatore që të mos mbingarkohen spitalet, të mos kemi mungesë shtretërish nëse hasim subvariante të tjera të rrezikshme. Duhet bërë një udhëzim ia qartë se kush do jetë barriera e parë për të përballuar këtë fluks, që duhet të jetë pjesa ambulatore, mjekët e familjes. Kjo gjë ka dështuar në Shqipëri

Dollenberg thotë se është e rëndësishme që të mos përdoret antibiotik për trajtimin e koronavirusit, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të marrë masa për udhëtarët që vijnë nga Kina, të cilëve duhet t’u kërkojë test PCR dhe në rast se rezultojnë pozitiv duhet të karantinohen.

“Në kushtet kur imunteti luan një rol kaq të madh, të gjitha grupmoshat që e kanë neglizhuar vaksinën, ta marrin. Ajo vaksinë që merret në vitin 2023 mbulon shumë herë më tepër subgrupe të koronavirusit, se ajo e para 6 muajve. Skeptikët duhet ta mendojnë edhe njëherë. Ata që vijnë nga kina duhet të vërtetojnë një test negative, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Duhet të rrinë në karantinë dy javë. Edhe për Shqipërinë duhet që të bëjnë test PCR nëse ka udhëtarë nga kina dhe të qëndrojnë në karantinë. Edhe pse e kemi kaluar pjesën më të vështirë, nuk duhet ta nënvlerësojmë pandeminë. Do ishte gabim mjekësor, jo antibiotikë. Viruset trajtohen me antiviralë”, vijoi Dollenberg.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?