COVID-19/ Britania e Madhe aprovon për përdorim vaksinën e AstraZeneca-s (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 08:10| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 14:08

  • Share

Britania e Madhe ka aprovuar vaksinën e koronavirusit të krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Kjo shënon një pikë kthese të madhe e cila do të bëjë të mundur imunizimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të kthejë normalitetin.

Britania ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca  të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.

Miratimi, nga rregullatori i ilaçeve, do të thotë që vaksina është sa e sigurt, ashtu edhe efektive.

Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, testuar tek vullnetari i parë në prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra persona.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?