Një nga mbledhjet online të KLP-së

Covid-19 bllokon prokurorin e Vlorës në SHBA, i kërkon ndihmë KLP-së

25 Prill 2020, 18:38| Përditesimi: 25 Prill 2020, 18:40

  • Share

Mbyllja kufijve për shkak të masave për kufizimin e përhapjes së covid-19, ka bllokuar në vende të ndryshme të botës edhe njerëz të drejtësisë. I tillë është rasti i prokurorit të Vlorës, Elion Mustafaj, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokurori është në kushtet e pamundësisë së kthimit në Shqipëri për shkak të masave anti-covid-19.

Për rrjedhojë, prokurori ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar një leje 1-vjeçare të papaguar. Kërkesa e tij është miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e datës 14 prill 2020. Leja prokurorit Mustafaj do të fillojë në datën 1 maji 2020. Prokurori kishte ikur në SHBA në shkurt me leje të zakonshme, ndërsa është bllokuar atje, për shkak të pandemisë.

Për këtë rast, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, ka pohuar se “në përgjithësi ne si Këshill duhet të jemi më dorëkursyer në dhënien e lejeve afatgjata për prokurorët. E kemi bërë në dy-tre raste të tjera. Kështu po thellojmë atë problem që në fakt e ka sot sistemi që është rënia e numrit të prokurorëve.

Por, siç e thatë edhe ju ky është një rast pak e shumë i detyruar, në këto kushte ai edhe nëse ne do të vendosim ndryshe, nuk do të mund që të vinte. Duke patur parasysh këtë rrethanë, jam dakord për propozimin”.Për shkak të masave anti-covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të zhvillojë mbledhjen onlinë në distancë.

Komento

Komente

  • DEDA: 25/04/2020 22:58

    Ore ca jane keto perallat e KLP, mbeti ne Amerike dhe i dhane nje vit leje , po pse nuk ja jepnin dot lejen me tre mujore apo e di KLP-ja qe nuk do filloj levizja per nje vit . Rrofte sebepi thoni , sistemi drejtesise ehte me vakum te theksuar , perse do japin leje te pa paguar per nje vit , nuk jemi perpara nje arsyeje themelore .

    Përgjigju
  • Lalka: 25/04/2020 18:54

    He se me kete rast ploteson dhe afatin dhe merr dhe passaporten, meqenese Trump i pezulloi procedurat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?