Spitali infektiv

Covid-19/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 131 raste të reja në vendin tonë

4 Shtator 2022, 18:12| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 18:20

  • Share

Asnjë humbje jete dhe 131 raste të reja është bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 559 testime, kanë rezultuar pozitivë qytetarët, në këto bashki: 
63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë. 

Janë 2,415 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (4 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore             131
Të shëruar në 24 orë           184
Të shtruar në spitale             17
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     559

Testime totale                   1,965,798
Raste pozitive                      329,047
Raste të shëruara                  323,049                           
Raste Aktive                             2,415
Humbje jete                              3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                   1,068
Fier                         249
Shkodër                 195
Durrës                     175
Elbasan                   185
Korçë                       153
Vlorë                         136
Gjirokastër                94
Berat                           65
Dibër                           52
Lezhë                          36
Kukës                           7

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?