Spitali Infektiv

Kronikë

COVID-19, asnjë humbje jete, 8 të shëruar dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit

20 Qershor 2021, 17:07| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 17:15

  • Share

Gjatë 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19 dhe nga 1693 testime e kryera kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. 

Pavarësisht se situata epidemiologjike tashmë është stabilizuar në vend dhe rastet e infektimeve dhe viktimave qëndrojnë të ulëta, nuk duhet humbur në asnjë moment vigjilenca për mbrojtjen nga COVID-19.

Statistika (20 Qershor 2021)

  • Raste të reja ditore        2
  • Të shëruar në 24 orë      8
  • Të shtruar në spitale      5
  • Humbje jete në 24 orë   0
  • Testime ditore                1693
  •  
  • Testime totale            775,950
  • Raste pozitive             132,490
  • Raste të shëruara        129,918
  • Raste Aktive                  118
  • Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Shkodër       43
  • Tiranë          31
  • Durrës          12
  • Berat             10
  • Lezhë           7
  • Elbasan        6
  • Dibër             3
  • Gjirokastër    2
  • Kukës           2
  • Korçë           1
  • Fier                1

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?