Spitali COVID

Shëndeti

COVID-19/ 2 humbje jete dhe 563 raste të reja në 24 orët e fundit! 175 pacientë në spital 16 në gjendje më të rënduar

6 Nëntor 2021, 18:19| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 18:26

  • Share

Dy humbje jete dhe 563 raste pozitive janë raportuar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bën me dije se aktualisht në vendin tonë kemi 7,894 aktivë me COVID19, ndërsa numri i pacientëve të shtruar është 175, prej të cilëve 16 janë në gjendje të rënduar.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i pandemisë.

Janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki: 221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.

 

Statistika (6 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          563

Të shëruar në 24 orë       494

Të shtruar në spitale       175

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 3150

 

Testime totale              1,325,991

Raste pozitive                188,557

Raste të shëruara            177,713

Raste Aktive                     7,894

Humbje jete                      2,950

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           4140

Fier                 807

Shkodër           485

Durrës             453

Vlorë               431

Gjirokastër      367

Elbasan           341

Berat               275

Korçë              228

Lezhë              179

Kukës              110

Dibër                 78

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?