COVID-19/ 110 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

4 Mars 2022, 18:05| Përditesimi: 4 Mars 2022, 18:06

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 110 qytetarë dhe kanë humbur jetën 2 të tjerë. Nga 1,357 testime të kryera, të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki:  36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.

Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Mars 2022)

Raste të reja ditore          110

Të shëruar në 24 orë        261

Të shtruar në spitale         43

Humbje jete në 24 orë        2

Testime ditore                 1,357

Testime totale               1,749,552

Raste pozitive                 272,030

Raste të shëruara           266,958

Raste Aktive                       1,594

Humbje jete                         3,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              469

Fier                   273

Elbasan           139

Lezhë               185

Kukës               108

Vlorë                103

Berat                100

Shkodër           88

Gjirokastër      58

Korçë               41

Durrës              25

Dibër                5

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?