Covid,11 viktima dhe 266 raste të reja infeksioni në Serbi

9 Korrik 2020, 17:29| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 17:32

  • Share

Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima dhe 266 raste të reja të identifikuar pozitiv me Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 17076, për një total prej 352 viktima.

Në rritje është gjithashtu numri i pacientëve të shtruar në repartet e terapisë intensive kurse numri i personave të testuar me Covid në shtëpitë e të moshuarve ka rënë ndjeshëm

Ndërkohë prej dy ditësh kryeqyteti Beograd është përfshirë nga protestat që kundërshtojnë rivendosjen e kufizimeve, në tentativë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?