Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar për 132 viktima Covid në 24 orët e kaluar, shifër kjo që e ka rritur totalin e viktimave, që prej fillimit të pandemisë në 18 917.
Gjithashtu në vend pati edhe 5670 raste të reja infeksioni, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1 milion e 79 mijë.
Rusia do të shesë 100 milionë doza të vaksinës Sputnik-V tek një kompani indiane
Fondi sovran i pasurisë ruse thotë se do të furnizojë me 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik-V kompaninë farmaceutike indiane ‘Reddy's Laboratories Ltd’ sapo të marrë miratimin e rregullatorit në Indi.
Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka rënë dakord të bashkëpunojë me firmën indiane në provat klinike dhe shpërndarjen e vaksinës.
Njoftimi vjen ndërsa India ka në total mbi 5 milionë raste të koronavirusit, pasi raportoi mbi 90mijë raste të reja në 24 orët e fundit.
Lajmi kryesor: