COVID tkurr shitjet me pakicë të bizneseve, INSTAT: Sektorët më të goditur, hotelet, agjencitë dhe baret/restorantet

19 Qershor 2020, 22:20| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 22:26

  • Share

Më pak shitje e blerje. Është kjo një nga pasojat e Pandemisë Covid-19 që ka goditur më së shumti sektorin e turizmit. Janë këto ndër bizneset e para që u mbyllën në muajin mars.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në tremujorin e –parë, shitjet neto në sektorin e Hoteleve kanë rënë me 7.9%.  Ato qëndruan të kyçura deri në muajin maj dhe për shkak të mbylljes së kufijve edhe rezervimet apo aktivitetet që mund të zhvilloheshin në ambientet e tyre, u anuluan ose u shtynë për në një moment tjetër.

Më pas janë agjencitë turistike, që praktikisht ende janë pjesërisht të mbyllura pasi kufijtë ajror nuk janë hapur të gjithë, dhe mungojnë shitjet e biletave apo rezervimeve të ndryshme. Në tremujorin e parë të këtij viti shitjet neto të agjencive turistike kanë rënë me 7.3% krahasuar me 2019, e pasuar nga sektori i bareve dhe restoranteve, ku shitjet kanë rënë 4.8%.

Më pak të punësuar në bare e restorante tregojnë të dhënat e INSTAT për periudhën Janar-Mars duke pësuar rënie 21,7 %, krahasuar me vitin 2019.

Një panoramë optimiste vjen nga riparuesit e automjeteve dhe motoçikletave, kategoria e transportit me postë si dhe grupi i informacion dhe telekomunikacion.

Ndryshe nga të tjerët ata kanë fituar më shumë të ardhura gjatë periudhës së karantinës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?