Britania e Madhe ka regjistruar sot një rritje të mprehtë rastesh të reja infeksioni.
Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në vend ka patur më shumë se 14 500 raste të identifikuar të prekur nga koronavirusi, shifër kjo rreth 2000 më shumë se ajo e regjistruar ditën e djeshme.
Gjithashtu sot kanë humbur jetën edhe 76 pacientë, për një total prej 42445 vdekje, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve, që prej fillimit të pandemisë është mbi 530,000.
Rusia evidentoi sot 11 615 persona të prekur nga infeksioni i koronavirusit. Gjithashtu në vend pati edhe 188 vdekje.
Sipas autoriteteve, numri total i të infektuarve është 1.237.504 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21,663
Në Gjermani sot u raportuan 910 raste të identifikuar me Covid dhe 9 vdekje.
Totali i rasteve Covid është 305,567 kurse viktimat numërohen në 9625.
Lajmi kryesor: