Covid, testet e para të vaksinës italiane: Antitrupat bllokojnë koronavirusin

4 Maj 2020, 15:01| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:03

  • Share

Ndërsa në të gjithë botën vazhdon ethshëm puna për krijimin e vaksinës anticovid, studiues nga Instituti Spallanzani në Romë kanë deklaruar se brenda pak javësh do të fillojnë testet e para të vaksinës në njerëz.

“Antitrupat e gjeneruar në minj te vaksina eksperimentale italiane e kompanisë Takis funksionojnë për të bllokuar infeksionin e koronavirusit” - ky është rezultati i testeve të kryera në laboratorin e virologjisë së institutit.

Sipas autoriteteve të Institutit ky është niveli më i përparuar i arritur deri më tani në eksperimentimin e vaksine kandidat e lindur në Itali, por testet njerëzore priten të kryen

Drejtori mjekësor i institutit, Francesco Vaia tha për ANSA, Agjencia Italiane e Lajmeve se "Duke vazhduar me këto ritme, do të jetë e mundur që në muajin korrik të kryen te njerëzit testet e para dhe nëse ato japin rezultate pozitive, në fillim të vitit 2021 vaksina do të jetë gati".

Brenda muajit maj Spallanzani do të bëj zgjedhjen e rreth 50 vullnetarëve të shëndetshëm të cilët do trajtohen me vaksinën eksperimentale.

Vaksina italiane do të jetë një vaksinë gjenetike e bazuar në një vektor viral të punuar nga kompania ReiThera, një kompani bioteknologjike me qendër në Castel Romano.

Në dallim nga vaksinat tradicionale, vaksina gjenetike e Spallanzani nuk përdor një mikroorganizëm joaktiv ose një pjesë të tij por gjenin që kodon për antigjenin e mikroorganizmit që duhet neutralizuar.

Pasi të futet në qelizat e trupit, ky gjen nxit prodhimin e proteinës e cila nga ana e saj stimulon reagimin imunitar kundër koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?