Covid/ Situatë dramatike në Maqedoninë e Veriut, 15 viktima dhe 173 raste të reja

2 Korrik 2020, 15:30| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 16:41

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndëtësore, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 321 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu janë identifikuar ditën e fundit edhe 173 raste të reja të identifikuar pozitivë me Covid.

Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.

Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me Covid-19, për një total prej 2748

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?