Covid, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë rrezikun e valës së dytë

24 Qershor 2020, 09:49| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 09:51

  • Share

Shkencëtarët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar një letër të hapur drejtuar krerëve të partive politike duke kërkuar një pasqyrë të plotë të gjendjes për të kuptuar se sa i gatshëm është vendi të përballet me një valë të dytë të infeksionit nga COVID-19.

Në letrën e botuar në ‘British Medical Journal’, ata thonë se vatrat lokale të infeksionit janë gjithnjë e më shumë të mundshme dhe një valë e dytë është tashmë një rrezik real.

Paralajmërimi vjen në një kohë që kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve në Angli nga 4 korriku.

Baret, restorantet, kinematë dhe parukeritë do të rihapen, dhe rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me një 1 metër.

Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore duhet të vazhdojnë të mbajnë rregullin e distancimit fizik prej 2 metrash për momentin.

Shkencëtarët përsërisin thirrjen për rishikim për të krijuar një “qasje jo-partizane, katër kombëshe” për të dhënë rekomandime për veprim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?