Covid, rritet numri i infeksioneve në Slloveni! Të prekurit kryesisht të moshës së re

4 Korrik 2020, 15:22| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 15:24

  • Share

Pasi shpalli mbarimin e pandemisë në vend, në Slloveni, infeksionet filluan të rriten përsëri si edhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.

Sipas autoriteteve në 24 orët e kaluara Sllovenia ka regjistruar 30 raste të reja Covid.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga mesi i muajit prill

Siç raportojnë mediat lokale, numri i rasteve pozitive kryesisht po rritet në mesin e të rinjve.

Në Slloveni aktualisht numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 1,679, ndërsa numri i viktimave është ndalur në 111.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?