Covid, rritet numri i rasteve të reja të infeksionit në Slloveni

8 Korrik 2020, 13:26| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 13:29

  • Share

Për të dytën ditë radhazi Sllovenia ka regjistruar më shumë se 20 raste të reja infeksioni Covid.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit në vend pati 24 raste të reja koronavirusi për një total prej 1763, që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar gjithashtu se numri I viktimave ka mbetur i pandryshuar, 111

Në spital ka 14 pacientë, dy herë më shumë se një ditë më parë, por asnjëri nuk është në kujdes intensiv.

Pasi disa javë më parë shpalli fundin e pandemisë, Sllovenia, si edhe shumë shtete të tjera në Rajon, janë prekur nga rikthimi i infeksioneve Covid

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?