Covid, rikthehet frika në Korenë e Jugut, regjistrohen 100 raste të reja me koronavirus

12 Maj 2020, 12:33| Përditesimi: 12 Maj 2020, 12:38

  • Share

Virusi Sars Cov-2 është rikthyer për të përndjekur Korenë e jugut. Në Seul janë regjistruar më shumë se 100 raste të reja të prekur nga Covid, teksa vendi renditej në listën e atyre që e kishin fituar betejën me pandeminë.

Itaeëon, ku janë zbuluar infektimet, është një lagje multikulturore në Seul, ku jetojnë edhe shumë të huaj. Ajo është gjithashtu një e mbushur me biznese e klube nate, e frekuentuar  nga turistët.

Kjo ka shtuar frikën për përhapje të pandemisë, ndërsa autoritetet shëndetësore thanë se rastet e lidhura me klubet e natës ishin përhapur tani në 6 qytete rreth vendit.

Rritja e rasteve erdhi pasi qeveria nisi zbutjen e masave të distancimit social, dhe konfirmon se sa e vështirë është të kontrollosh infektimet pas rikthimit në jetën normale.

Në një deklaratë të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për vigjilencë, mes sinjaleve se mund të ketë një shpërthim të ri të pandemisë në vendet që kanë relaksuar masat.


Lajmi kryesor:

Ulet numri i viktimave me COVID në Itali! Zëdhënësi i Putin del pozitiv! OBSH: Një përqindje e ulët e popullsisë botërore ka zhvilluar antitrupa


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?