Covid- Rihapet New York-u pas dy muajsh në izolim nga koronavirusi

8 Qershor 2020, 13:05| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 13:08

  • Share

Në SHBA qyteti New York është rihapur pas dy muaj mbyllje duke i dhënë fund masave të izolimit dhe bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Në qytetin që ishte më i prekuri nga Covid 19, disa aktivitete ekonomike u rihapën sot.

Kompanitë e ndërtimit dhe fabrikat do të jenë në gjendje të rindizen në kryeqytetin ekonomik amerikan nga sot, ndërsa aktualisht vetëm disa dyqane do të lejohen të nisin nga puna.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio konfirmoi se situata në metropolin më të madh në vend tani është brenda parametrave të vendosur për të filluar fazën e dytë të pandemisë.

New York ishte epiqendra amerikane e koronavirusit me afro 400 mijë raste dhe 30 mijë vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara, vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 691 vdekje, një rënie e mprehtë në krahasim me 3000 nga ditët më dramatike të emergjencës.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 65 viktima. 'Boom' të infektuarish nga COVID-i në Amerikën Latine! Dy javë karantinë kush futet në Britaninë e Madhe


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?