Editorial/ Covid, rekord infektimesh, Manastirliu si Valbona Sako: 'Brenda pritshmërisë!'

10 Qershor 2020, 13:13| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 13:23

  • Share

Emergjenca koronavirus nuk ka përfunduar ende, por ndërsa në pjesën tjetër të Europës numri i të infektuarve ulet, në Shqipëri, përkundrazi, shtohet. Arsyeja është shumë e thjeshtë: të gjithë besojnë se koronavirusi është mundur, dhe në këtë mënyrë, duke nënvleftësuar çdo rregull inteligjence dhe kulture shëndetësore, shqiptarët kanë nisur të sillen si gjithmonë, pa respektuar asnjë nga rregullat e parandalimit që në pjesën tjetër të Europës janë akoma të paprekshme për të gjithë.

Në majë të listës së përgjegjshmërisë është padyshim klasa politike: Nga një anë Ministria e Shëndetësisë, që nuk ka vendosur kurrë përdorimin e maskave si një detyrim për t’u respektuar kudo që lëvizet dhe ka lejuar bashkë me policinë shkeljen sistematike të dy rregullave të tjera themelore për të shmangur përhapjen e infeksionit: distancim fizik dhe përdorimin e dizinfektuesve. Shqiptarët kanë filluar të lëvizin në grupe, të ulen me dhjetra nëpër restorante, tavolinat nuk respektojnë asnjë distancë dhe natën hapen edhe lokalet e kërcimeve dhe policia nuk ndërhyn fare. Jo më pak e përgjegjshme është dhe opozita, me Lulzim Bashën të cilin e ka kapur një orgazmë zgjedhjesh dhe ankthi i pushtetit, organizon mitingje në sheshe sikur nuk e di që mbledhjet publike janë kushti ideal për të shpërndarë koronavirusin.

 Kush kishte iluzionin se Covid ishte një ankth tashmë i largët në kohë, duhet të zgjohet nga ëndrra përballë rrezikut të shifrave që tregojnë se kërcënimi është ende i pranishëm dhe më i fortë se më përpara. Numri i të prekurve që bie në Europë, rritet në Shqipëri. Nëse në Lombardi, zona më e goditur e Italisë, përmasat e infektimit zbritën në 1 të infektuar çdo 70-80 tamponë, në Shqipëri është 1 i infektuar çdo 10 tamponë, e njëjta mesatare e dy muajve më parë, kur i gjithë vendi ishte i mbyllur në karantinë. Faktori RO, i rëndësishëm për matjen e numrit të personave që çdo i sëmurë mund të infektojë, në Shqipëri është kthyer të jetë më i madh se 1, që është pragu kritik përtej të cilit sëmundja përhapet në mënyrë eksponenciale. Të dhënat e fundit tregojnë se faktori RO në Shqipëri është 1.07: mesatarja në botë është 1.06, ndërsa në Itali ka zbritur 0.67.

Sot rastet e reja të regjistruara në Shqipëri janë 42, numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i epidemisë. Përballë këtyre shifrave është e papërgjegjshme të dëgjosh ministren Ogerta Manastirliu të deklarojë në FB që ecuria e epidemisë “është brenda pritshmërisë sonë”. Një deklaratë propagande e kujt nuk dëshiron të shohë realitetin dhe që kujton gafën e (ish) kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, që në ditën e tërmetit të 26 nëntorit deklaronte “jam e kënaqur me 50 viktima”. Edi Rama duhet të kthehet dhe të merret me Covid, duhet të rimarrë timonin në dorë, sepse nëse makina e emergjencës mbetet vetëm në duart e Ogerta Manastirliut, do të përplasemi të gjithë në një mur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjethja e thete e fikut: 11/06/2020 09:31

    Nga nje opozite qe masturbohet neper mitingje, nuk ke se cfare te presesh, vetem ulerima, orgazma, renkime dhe jashteqitje nga goja.

    Përgjigju
  • Erjona: 10/06/2020 18:40

    Apo dhe Kryetari Bashkise Tirane e gjeti alamet momenti per te prishur taetrin, megjithese leket per te bere nje te ri nuk i ka akoma dhe provokoi qytetaret te mblidheshin me turma.

    Përgjigju
    • Daku: 11/06/2020 12:16

      Te thuash ti sa shum e donin ate karakatinen

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?