Kurba e pandemisë në SHBA vazhdon të rritet. Vendi ka regjistruar një tjetër rekord të ri përsa i përket numrit të rasteve të reja, numër i cili në 24 orët e fundit u raportua se ishte 65 mijë.
Në total rastet e infeksionit, që nga fillimi i pandemsë janë 3.11 milionë kurse viktimat më shumë se 133 mijë.
Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se është e kuptueshme se përse europianët ndaluan fluturimet për dhe nga Amerika, duke treguar gjithashtu se shkalla e infeksionit në Kontinentin e Vjetër është shumë më e ulët se në SHBA.
Mbajtja e nën kontroll e epidemisë do të jetë një problem shumë serioz - shtoi imunologu - sepse koronavirusi nuk është si viruset e tjera që kemi njohur. Ai është shumë efikas në transmetimin nga një person te tjetri.
“Unë jam skeptik në besimin se Covid mund të mbahet nën kontroll pa një vaksinë" – deklaroi Fauci
Lajmi kryesor: