Në Kroaci regjistrohen 92 raste të reja infeksioni nga Covid-19

15 Korrik 2020, 16:23| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 16:27

  • Share

Në Kroaci, në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve me infeksion aktiv është aktualisht 1204.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i vdekjeve është ndalur prej disa ditësh në 119.

Nga e hëna në Kroaci janë prezantuar masa të reja parandaluese, së pari përdorimi i detyrueshëm i maskave në të gjitha mjediset e mbyllura, përfshirë bare, restorante dhe dyqane.

Sidoqoftë, Kroacia mbetet e hapur për të gjithë ardhjet nga vendet e Bashkimit Europian dhe të gjitha aktivitetet tregtare dhe sociale mbeten të hapura.

Në bregdetin kroat ka rreth gjashtëqind mijë turistë, pothuajse të gjithë të huajt.

Midis tyre janë konfirmuar vetëm 4 raste Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?