Në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit u regjistruan 428 viktima nga infeksioni i koronavirusit.
Sipas autoriteteve shëndetësore numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 33 614
Totali i rasteve të identifikuar pozitiv nga Covid është më shumë se 213 mijë.
Britania ndodhet pas Rusisë dhe SHBA në renditjen e Universitetit Johns Hopkins dhe është një nga shtetet europiane, me një nga bilancet më negative nga koronavirusi në Europë.
Në Britani numri total i testeve të kryera që nga fillimi i pandemisë është më shumë se 125 mijë.
Për momentin, në të gjithë botën, numri total i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 4.46 milionë persona, kurse të vdekurit kanë kaluar mbi 299 mijë njerëz.
Lajmi kryesor: