Covid, regjistrohen 13 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Serbi

7 Korrik 2020, 15:57| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 15:58

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, është rritur në 330.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi se pas kryerjes së mbi 8000 testeve të tamponit, rezultuan pozitiv 299 raste të reja dhe se në spitale, 110 pacientë janë duke u trajtuar me respitatorë.

Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria serbe bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave në hapësirat e mbyllura dhe në transportin publik si dhe gjoba për të pabindurit

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet janë të lejueshme për grupime deri në 500 persona

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?