Covid, Putin dhe Erdogan, bashkë dhe për një vaksinë ruso-turke kundër koronavirusit

19 Maj 2020, 11:42| Përditesimi: 19 Maj 2020, 11:48

  • Share

Shërbimi për Shtyp i Kremlinit në Moskë ka deklaruar se Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede telefonike vendosën të bashkëpunojnë 

në zhvillimin e vaksinave dhe terapive anti koronavirus.

Sipas raportimeve, të dy presidentët diskutuan në detaje 'problemet e luftës kundër pandemisë'.

Putini dhe Erdogan theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm midis agjencive përkatëse të dy vendeve në zhvillimin e vaksinave dhe terapisë për trajtimin e infeksionit, thuhet në deklaratë.

Putin falënderoi partnerët turq për ndihmën e tyre në organizimin e riatdhesimit të qytetarëve rusë dhe për ndihmën humanitare në një numër të madh të rajoneve ruse.

Pos kësaj, Putin dhe Erdogan bënë thirrje për përpjekje të intensifikuara për zbatimin e marrëveshjeve ruso-turke mbi Idlib në Siri dhe shprehën shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Libi.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu aspektet aktuale të tregtisë dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik dhe ranë dakord të vazhdojnë dialogun e rregullt midis dy vendeve në nivele të ndryshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?