Covid, Parisi zyrtar: E papranueshme t'i jepet prioritet në furnizimin me vaksinë SHBA-ve! BE: Aksesi të jetë universal

14 Maj 2020, 15:16| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:26

  • Share

Ministrja franceze, Agnès Pannier-Runacher ka thënë se për Francën do të ishte e papranueshme që gjiganti francez i ilaçeve, Sanofi t’i japë prioritet tregut të Shteteve të Bashkuara nëse zhvillon vaksinën kundër sëmundjes Covid-19

Ajo i ka bërë këto komente pasi shefi i kompanisë Sanofi, Paul Hudson, ka thënë se “Qeveria amerikane ka të drejtë për të bërë porosinë më të madhe, sepse ka investuar në marrjen e rrezikut”.

Aktualisht, shumë laboratore janë të përfshira në kërkimet për gjetje të vaksinës për këtë virus, ndonëse këto të fundit marrin disa vjet për t’u krijuar.

“Për neve, do të ishte e papranueshme që të ketë qasje të privilegjuara për ndonjë shtet, për arsye financiare”, ka thënë Pannier-Runacher për radion franceze, Sud.

Aksesi për një vaksinë kundër koronavirusit duhet të jetë i drejtë dhe universal, theksoi sot Komisioni Europian pas njoftimit nga komapnia franceze SANOFI se do t’i jepte përparësi SHBA-së.

“Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike dhe aksesi i saj duhet të jetë i drejtë dhe universal”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian, Stefan de Keersmaecker.

Gjiganti farmaceutik francez, SANOFI planifikon që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion të të gjithëve.

“Vaksina kundër COVID-19 do të vihet në dispozicion të gjithë publikut, pavarësisht kombësisë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudson.

Mesazhi erdhi pasi, në një intervistë me ”Bloomberg”, Hudson theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin përparësi, sepse ishin të parat në financimin e kompanisë.

“Qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe, pasi rrezikoi duke investuar”, deklaroi Hudson për ”Bloomberg”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?