COVID në Shqipëri, rekord rastesh dhe testimesh, 203 të infektuar dhe 1351 tampone, 5 viktima në 24 orë! Ndërron jetë drejtori i shkollës në Paskuqan

14 Tetor 2020, 16:00| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 17:49

  • Share

Shqipëria ka shënuar një rekord të infektuarish me koronavirus ditën e sotme ku për herë të parë ka kaluar mbi 200 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 203 raste të reja nga 1351 testime të kryera në të gjithë vendin. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Fatkeqësisht këtë të mërkurë kanë humbur jetën 5 persona. Viktimat janë një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e personave që kanë fituar betejën me virusin në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë pjesë të jetës së tyre, maskën pasi duke filluar nga nesër do të jenë të detyrueshme në ambientet jashtë.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  203

Të shëruar ne 24 orë                87

Humbje jete në 24 orë             5

Testime ditore                         1351

Testime totale              102,004

Raste pozitive                         15955

Raste të shëruara         9762

Raste Aktive                5759

Humbje jete                     434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2890

Durrës      593

Shkodër   426

Korçë                  325

Fier          306

Lezhë       290

Elbasan    246

Vlorë       208

Berat      168

Kukës     159

Dibër      82

Gjirokastër  66

Ora 19:30
Humb jetën nga koronavirusi inxhinieri në Elbasan

Koronavirusi i ka marrë jetën inxhinierit Edmond Tafa në Shqipëri. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur miku i tij, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Artur Guni ku i ka shprehur dhe një dedikim.

Tafa ishte mjaft i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të profesionit të tij.

“E pabesueshme largimi yt , kaq i shpejtë nga kjo jetë !

Edmond Tafa , ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin , nuk do te jete me midis nesh !
Ne humbëm nje shok , nje mik , nje qytetar të denje të Elbasanit !
Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid , e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit , që do të shihnim !

Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve 

R.I.P. MOND TAFA“, ka shkruar Guni.

Ora 15:15
Shkoi për kurim në Turqi, humb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Paskuqan

Humb jetën si pasojë e koronavirusit drejtori i shkollës Lidhja e Prizrenit në Paskuqan.

Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim.

Fatkeqësisht, Dede Malaj, 58 vjeç nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë.

Në shkollë janë marrë disa tampone nga persona që kanë pasur kontakt me drejtorin. Mësohet se edhe nëndrejtoresha ka rezultuar pozitive me koronavirus e cila është vetëkarantinuar.

Kolegët e tij i kanë kushtuar një mesazh prekës. Në faqen zyrtare të shkollës në Facebook i shkruajnë një mesazh ngushëllimi për familjarët e tij.

Postimi në Facebook

Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!

Ndërkohë në drejtori i Zyrës Arsimore të Kamzës dhe dy punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID. Ata janë vetëkarantinuar dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 14:50
Drejtori i Zyrës Arsimore në Kamzë dhe 2 punonjës infektohen me Covid

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë së bashku me dy punonjës janë infektuar me COVID.

Pas marrjes së rezultateve të tamponit, ata janë vetëkarantinuar në banesë dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në anën tjetër, drejtori i shkollës Lidhja e Prizrenit në Paskuqan, ka humbur jetën për shkak të pandemisë.

Dede Malaj prej disa ditësh ka qenë i shtruar në një spital në Turqi për kurim por s'ia ka dalë dot.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 15/10/2020 00:08

    Mbani maska ,,dhe lajini perdite,,ndryshe na piu e zeza....

    Përgjigju
  • Liliana: 14/10/2020 17:21

    Panik, frikë, ndrydhje, gjithçka e dirigjuar nga politika. Fundja kush përfiton nga ky panik i dirigjuar, me shifra të përcipta dhe të pabazuara (Pyetja: sa pacientëve ju bë autopsi për të mbledhur fakte që corona u mori jetën? Asnjë!) Kjo po ndodh fatkeqsisht kudo e jo vetëm në Shqipëri. Fakt është se pacientët e shtruar në Shqipëri po vdesin nga mungesa e një trajtimi profesional, gjithashtu mungesa e një personeli mjeksor me përvojë! Panikun po e dirigjon politika (sa herë u duhet numër i lartë "pozitiv" shtojnë numrin e testimeve, dhe tani po e dirigjojnë vendin drejt mbylljes, thjeshtë për interesat e tyre. Dihet, nëse një popull mbahet nën terror, zor se i bie ndërmend kujt për punët e pista të politikanëve.

    Përgjigju
    • Lui: 15/10/2020 08:30

      Liliana mos u bej pjese e konspiravioneve. Nuk ka qeveri ne bote qe deshiron mbylljen e popullates dhe ekonomise. Eshte kosto shume e madhe politike per kedo qeveri nese mbyll ekonomine, prandaj dhe une besoj fort qe asnje qeveri nuk deshiron te mbylle shtetin. Sa i perket nr une perseri i besoj nr zyrtare. Dhe nese e ndjek me pak vemendje, kane nje llogjike mjekesore e strategjike. Vetem me disa te pakenaqur te perjetshem dalin gjithmone kunder dhe nxjerrin teori konspirative. Te pakenaqurit kane gjithe keto muaj qe thone pse nuk behen me shume testime. Tani qe rriten testimet, dalin me teorine qe rrinin testimet se duan te mbyllin vendin. Eshte folur edhe per rritjen artificiale te nr te vdekjeve nga virusi se Europa jep 100 mije €. Pastaj eshte thene qe i fshehin te vdekurit nga covid.. Me thuaj Liliana cfare duhet te besoj?! Apo te bej dhe une nje teori timen dhe te filloj e te besoj teorine time!!! Kurse ajo mungesa e trajtimit profesional une mendoj qe nisur nga nr i vdekjeve jemi nen mesataren europiane dhe rajonale. Nuk e don cfare profesionalizmi apo pervoje kerkon me shume nga mjeket tane. Mos me thuaj qe ti ishe nje nga ata qe dolen ne dritare dhe duartrokiten per mjeket ne kulmin e karantines, nga marsi apo prilli. Nejse se ky debat nuk behet me shkrime..MBAJ DISTANCEN, MBAJ MASKEN DHE LAJ DUART. KAQ KERKOHET NGA CDOKUSH NGA NE!!!

  • Lui: 14/10/2020 16:16

    Mos i jepni tone paniku ketij lajmi. Vertete ka rritje te rasteve, por ka rritje edhe te nr te testimeve. Dmth jane bere mbi 400 testime me shume deri me tani. Kthejeni ne perqindje sa perqind testime me shume e sa perqind me shume konfirmime te rasteve. Jane bere rreth 45% testime me shume dhe jane konfirmuar me pak se 30% me shume. Dmth deri tani nuk mund te hapim kot panik. Sigurisht duhet te jemi shume te kujdesshem me sjelljen tone kudo, ne shtepi, ne rruge, ne ambjente pune ne bare etj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?