Foto ilustruese

COVID në Kosovë, rriten të infektuarit! 807 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë

19 Nëntor 2020, 15:23| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 15:24

  • Share

Kosova ka shënuar një tjetër numër të lartë të të infektuarve me koronavirus këtë të enjte. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 807 të infektuar nga 1.816 testime të kryera.

Në total që nga fillimi i pandemisë nga 125.792 testime të kryera janë regjistruar 32.022 të infektuar.

I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetën ku u regjistruan 14 viktima duke e çuar numrin total në 874.

"Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)" - njofton IKSHP

Gjithashtu në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i të shëruarve nga koronavirusi ku 677 qytetarë kanë fituar betejën me COVID.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?