Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID në Greqi/ Rritet numri i rasteve, mbi 8 mijë infektime dhe 71 viktima në 24 orë! Situata më problematike në Atikë

23 Nëntor 2021, 16:51| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 17:02

  • Share

Situata pandemike ne Greqi vijon të jetë problematike, shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten dita ditës. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 8,100 raste të reja me koronavirus. 71 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 17,517 viktima.

Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 7,287 raste dhe 105 të vdekur, kemi rritje të infektimeve dhe rënie të lehtë të numrit të viktimave.

Sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore në terapi intensive po trajtohen 597 pacientë, nga të cilët 492 janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar. Mësohet se situata më problematike është në Atikë, ku janë shënuar 2,114 raste të reja.

Teksa shifrat janë alarmante, autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?