foto nga mjekët në spitalin grek

COVID në Greqi/ 2384 të infektuar dhe 41 viktima në 24 orë

10 Nëntor 2020, 20:36| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:46

  • Share

GREQI- Në Greqi situata paraqitet alarmante edhe përse prej ditësh shteti fqinj është vendosur në një karantinë të pjesshme.

Sot 2384 qytetarë kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit duke e çuar numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 60,570.

Betejën me koronavirusin e kanë humbur 41 persona, duke çuar numrin e të vdekurve nga fillimi i pandemisë në 866.

Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 9,989  infektuar sakaq 263  qytetarë grekë janë në gjendje intensive.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?