Autoritetet gjermane raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 12 viktima nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 8887 që prej fillimit të pandemisë.
Gjithashtu u raportuan edhe 482 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 190 299
Gjithashtu në vend pati edhe 125 të shëruar për një total prej 173 972
Numri i përgjithshëm i të prekurve aktual me Covid është 7440
1,029 punonjës të industrisë gjermane të mishit Toennies deri më tani janë testuar pozitive për testin e koronavirusit.
Shpërthimi i infeksionit tashmë ka çuar në mbylljen e shkollave dhe kopshteve ditët e fundit. Përballë seriozitetit të situatës, Ministri i Tokës, Armin Laschet, (CDU), nuk ka përjashtuar një rikthim të bllokimit në nivelin rajonal.
Lajmi kryesor: