Në Itali regjistrohen 13 viktima! Më shumë se 13.3 milionë raste në botë…Rekord në Teksas, 11 mijë të prekur nga Covid në një ditë

15 Korrik 2020, 08:35| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 17:49

  • Share

Pandemia nga infeksioni i koronavirusit vazhdon ta mbajë planetin të gjunjëzuar.

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 13 milionë e 300 mijë.

Sipas të dhënave në grafikun e pandemisë Covid totali i atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit, që nga fillimi i emergjencës shëndetësore ka shkar në rreth 579 mijë.

Në renditjen e pandemisë kryeson SHBA-ja me rreth 3.5 milion raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Ora 17:45
Në Itali regjistrohen 13 viktima dhe 575 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 34.997. 

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 575 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 015.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 162 raste të reja pozitiv për një total prej 243.506

Ora 11:48
Në Rusi regjistrohen mbi 746 mijë raste infeksioni dhe më shumë se 11700 viktima Covid

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.422 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 746.369 numrin e rasteve.

Me 156 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.770 numri i viktimave ndërsa me 10.424 të shëruar ka arritur në 523.249 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0.9 për qind ndërkohë tek 26.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 628 raste të reja është rritur në 231.270 numri i rasteve ndërsa me 29 vdekje u rrit në 4.234 numri i viktimave.

Ora 11:47
Covid, rritet numri i infeksioneve të reja te grupmosha 20-59 vjeç

Numri i infeksioneve të reja te koronavirusit në Belgjikë, në periudhën nga 5 deri më 11 korrik wshtw rritur me 8% krahasuar me javën e kaluar.

Rritja është vërejtur në shumicën e provincave, por në veçanti në Antwerp me 166 raste të reja në javë nga 5-11 korrik krahasuar me 143 në javën e kaluar.

Në shkallë vendi, numri i infeksioneve të reja është rritur në 2 javët e kaluara, me një mesatare prej 96 raste të reja në ditë. S

humica e infeksioneve të reja po ndodhin te grupmosha 20-59 vjeç.

Në përgjithësi në Belgjikë ka 9,788 vdekje që nga fillimi i pandemisë shkaktuar nga koronavirusi.

Ora 08:43
Covid/ Rekord në Teksas, regjistrohen 11 mijë raste të reja infeksioni

Në SHBA që prej fillimit të pandemisë janë prekur nga infeksioni Covid rreth 3 milionë e 450 mijë persona.

Gjithashtu nga koronavirusi kanë humbur jetën 136 500 pacientë.

Rekord i ri i rasteve të koronavirusit është regjistruar në Teksas ku në 24 orët e kaluara ka pasur rreth 11 mijë raste të reja infeksioni.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në këtë shtet është rritur në më shumë se 275.000 ndërsa vdekjet janë 3322.

Ora 08:40
Covid, më shumë se 311 mijë të prekur dhe 36 mijë viktima në Meksikë

Meksika, e renditur e shtata në grafikun e pandemisë Covid, përsa i përket infeksioneve dhe vdekjeve, është ndër vendet e goditura më forta nga koronavirusi.

Autoritetet kanë vendosur për herë të tretë të zgjasin kufizimet në kufirin me Shtetet e Bashkuara deri në fund të muajit gusht.

Në vend numërohen që prej fillimit të pandemisë 311.500 raste dhe më shumë se 36 mijë viktima.

Ora 08:38
Në Brazil regjistrohen 42 mijë raste të reja dhe 1300 viktima Covid

Pandemia vazhdon të mbaj pushtetin e saj në Amerikën Latine.

Në Brazil, ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 42 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore totali i infeksioneve në gjigandin e Amerikës së Jugut është rritur në afro 2 milionë.

Gjithashtu në vend u raportuan edhe 1300 viktima Covid për një total prej më shumë se 74 mijë vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?