Covid/ Mbi 1100 raste të reja infeksioni dhe 19 viktima në Ukrainë në 24 orë

25 Korrik 2020, 13:51| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 13:52

  • Share

Numri ditor i rasteve të koronavirusit në Ukrainë është rritur në masë të konsiderueshme gjatë dy muajve të kaluar, pas largimit gradual të masave kufizuese që filluan në fund të majit

Në Ukrainë ka patur 1106 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të zbuluara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 63,929 për një total viktimash prej 1.590, nga të cilat 19 u raportuan në 24 orët e fundit

Këtë javë, qeveria ukrainase e zgjati afatin e masave deri më 31 gusht. Sipas rregullave, njerëzit duhet të vendosin maska dhe ta respektojnë distancën sociale në restorante dhe hapësira publike.


Lajmi kryesor:

5 viktima në Itali nga Covidi! Ditë rekord rastesh të reja në botë, mbi 284 mijë të prekur! Më shumë se 145 500 mijë vdekje në SHBA


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?