Covid, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në Kosovë! Autoritetet: Situata epidemiologjike po rëndohet..

19 Qershor 2020, 14:40| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 16:26

  • Share

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që autoritetet të vendosin që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme në ambjentete publike.

Instituti i Kombëtar i Shëndetit ka deklaruar se situata e përgjithshme epidemiologjike po rëndohet, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur atë nën kontroll dhe se respektimi i masës për mjetet mbrojtëse është obligim për të gjithë.

Sipas Institutit, grumbullimet e njerëzve dhe kryesisht sjellja e të rinjve dhe njerëzve të moshave të ndjeshme dhe me sëmundje kronike, po agravojnë situatën.

Në kushtet kur nuk ka ende terapi të sigurt dhe vaksinë, e vetmja mundësi e parandalimit të Covid është respektimi i rekomandimeve të Institucioneve shëndetësore

Para pak ditësh kryeministri Hoti, teksa e përshkroi gjendjen si tepër alarmante, paralajmëroi rikthimin e izolimit dhe bllokimit nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet

Nuk bëhet e ditur nëse detyrimi për maskat do shoqërohet me masa për të pabindurit, edhe pse shkelja e këtij rregulli nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Deri tani në Kosovë autoritetet kanë raportuar për 1916 raste infeksioni dhe 34 viktima që nga fillimi i pandemisë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?